Një nga objektet e preferuara të aktores Elisabeth Taylor, perla Peregrina, një dhuratë e çmuar që asaj ja kishte dedikuar ish-bashkëshorti, doli në shitje në një ankand që u organizua nga shtëpia e njohur e ankandeve Christie duke u shitur kundrejt 11 milionë dollarëve. Diamante i cili ishte i preferuari i artistes iu dhurua aktores nga Richard Burton, me të cilin ishte martuar dy herë. Çmimi fillestar i Peregrina ishte 3 milionë USD, shifëra e cila u trefishua, edhe pse organizatorët prisnin që vlera e saj të arrinte në 10 fish. Gjatë javës do të vijojë një tjetër ankand ku do të shiten një fustan i viteve ’60 i dizenjuar nga Emilio Pucci, një xhekëtë e Versace dhe disa veshje të Christian Dior.