Përleshen dy grupe të rinjsh në Elbasan, denoncohet të jetë të rrëmbyer një person! Policia: S'ka fakt

ELBASAN- Dy grupe të rinjsh janë përleshur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qendër të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.15, ndërsa disa persona të përfshirë në konflikt, janë larguar me një mjet ngjyrë gri.

Në përpjekje për të identifikuar personat protagonistë të këtij konflikti, policia mori në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit.

Rreth orês 22:20, policia është njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Por nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes policia thote se nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës