Përleshja në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj: Alarmante! Përgjimet e Kusarit, thikë pas shpine

Përleshja në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj: Alarmante! Përgjimet e Kusarit, thikë pas shpine

1686757976_ramushharadinaj.JPG

Pas dhunës së djeshme të shpërfaqur në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur reagimi i parë i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka numëruar një seri kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

“Thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti”, e ka quajtur Haradinaj prishjen e marrëdhënieve të vendit me ShBA-në, NATO-në por edhe me kategoritë e lirisë, përkatësisht veteranët e UÇK-së të cilët u lanë jashtë Ligjit për Pagën Minimale, të cilën edhe e vlerësoi të koordinuar fshehtë me Listën Serbe pas edhe përgjimeve të publikuara nga Nacionalja ku Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me Sllavko Simiqin e LS-së.

“Zbardhja e koordinimit të fshehtë të përfaqësuesve të Albin Kurtit me armiqtë e shtetit të Kosovës, për të përmbysur kategorinë më të shenjtë - luftëtarët e lirisë, është thikë pas shpine”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

“Thikë pas shpine”, i ka quajtur të gjitha veprimet e qeverisë kosovare kohëve të fundit, duke nisur prej kursit të ndjekur në veriun e vendit, veprime këto që për reperkusidon patën edhe ndëshkimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësa dhe Bashkimit Evropian.

“Ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe dhuna e shpërfaqur aty, janë alarm se situata mund të përshkallëzohet, jo vetëm në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij”, ka shkruar Haradinaj.

“Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë”, ka vazhduar ai.

“Do të jemi të pakompromis dhe më të vendosur se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe BE e në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”.


Lajmi kryesor:

Përleshja në parlamentin e Kosovës/ Prokuroria merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati! Reagon avokati Lushtaku-t: U vetëmbrojt


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja