TURQI- Turqia ka mbyllur disa nga pikat e saj në kufi me Sirinë pasi rreth 130 mijë refugjatë kurdë depërtuan në shtetin turk përgjatë 48 orëve të fundit. Një ditë më parë, forcat qeveritare u përleshën me kurdët që protestonin në shenjë solidariteti me refugjatët. Shumica e tyre janë nga Kobane, një qytet që kërcënohet nga avancimi i militantëve islamikë të Irakut dhe Levantit. Përpara fluksit të fundit, ka pasur më shumë se 1 milion refugjatë sirianë në Turqi të cilët kishin ikur që kur nisi kryengritja kundër presidentit Bashar al Assad, 3 vjet më parë.
Disa prej të ardhurve po strehohen në shkolla të mbipopulluara, ndërsa Turqia lufton për të përballuar fluksin e lartë. Të premten autoritetet turke vendosën të hapnin një vijë rreth 30 km për të lejuar civilët, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar të kalonin kufirin.
Por, sot, sipas agjencisë së refugjatëve në OKB, vetëm 2 nga 9 pika kufitare në zonë kishin mbetur të hapura. Aktualisht, forcat turke të sigurisë po përpiqen të ndalin forcat kurde që hyjnë nga Siria. ISIS ka vënë nën kontroll territore të shumta në Siri dhe Irak përgjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave, shteti islam ka konfiskuar të paktën 64 fshatra përreth Kobanit që nga sulmi që nga e marta kur filloi sulmi, duke përdorur armë të rënda dhe mijëra luftëtarë. Ata ekzekutuan të shtunën së paku 11 civilë.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i ndaluar militant që zhvilluan një luftë civile për autonomi brenda Turqisë për dekada të tëra, u bëri thirrje kurdëve të bashkohen në luftën kundër shtetit islamik të ISIS. Konflikti sirian ka rizgjuar armiqësitë e vjetra duke tronditur paqen e brishtë midis kurdëve dhe autoriteteve turke.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO