“Shpresoj që zërat e shpresës do mbizotërojnë, të mos të përhapet urrejte në Lindjen e Mesme,” tha Trump.
Sipas të dhënave raportohet për 4 të vdekur, dhe 750 të plagosur, dy mbetën të vrarë gjatë protestave ndërsa dy të tjerët gjatë sulmit ajror pas protestave.
Pas protestës së ditës së parë, Hamasi ka sulmuar me raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të sistemit anti-raketor në territorin e Izraelit. Pas këtij sulmi shteti i Izraelit u kundërpërgjigj duke goditur me raketa dhe sulme ajrore mbi bazat e Hamasit duke vrarë dy prej anëtarëve.
Ka reaguar edhe OKB-ja duke thënë se “vendimi i Trump kërcënon paqen.” Ndërkohë Këshilli i Sigurimit ka vendosur të thirri takim urgjent për Jeruzalemin.
[gallery]25071[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com