Tirana është klubi më i suksesshëm dhe më i dekoruar i Shqipërisë, me një histori 100 vjeçare në fushën e sportit, me një numër të madh lojtarësh profesionistë ndër vite, kjo skuadër legjendare ka fituar mjaft kupa. Në një rrëfim në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte i ftuar ish- lojtari Sulejman Mema, i cili duke u rikthyer pas në kohët e arta të skuadrës, nuk ka mundur t’i mbajë lotët ndërsa, përpiqej të kujtonte momentet më të bukura të skuadrës në fushën e blertë.
‘’ Ka karakteristikat e këtij qyteti që edhe tifozat i ka si sportistat, këtij qyteti që i ka pritur të gjithë. Ka një karakteristikë të harmonisë dhe tolerancës dhe mbi të gjitha karakteristikë e një lufte sportive të paparë.
Është hera e dytë që unë bëjë një intervistë me një futbollist të Tironës dhe ka ndodhur po e njëjta gjë jeni prekur emocionalisht….
‘’ Do të thoja që kalon shpejt, një brez që unë për veten time nuk e harroj dhe më duket vetja veteran tani që po flas Shpresoj që ky brez të jap atë kontributin e tij edhe në brezin e ri të futbollistëve siç ka dhënë edhe tani dhe shpresoj që në të ardhmen ky klub të jetë pararojë e futbollit shqiptar’’ u shpreh ai mes lotësh.
Ndërsa foli edhe për familjen e tij, ‘dinastinë Mema’, një familje me kontribute të mëdha në fushën e sportit, e cila e nisi rrugëtimin e saj në fushën e sportit me Haxhi Memën dhe më pas vëllezërit: Beqir, Osman dhe Ali si dhe fëmijët e tyre Sulejman e Ardi Mema.
‘’ Im atë ka filluar me Tiranën, luajti me Partizanin disa vite, u kthyer prap tek Tirana, vazhdoi rrugën e trajnerit po tek Tirana. Osmani dhe Aliu që të dy ishin me Tiranën, por me shërbimin ushtarak Osmani e dërgoi tek Partizani ku fitoi edhe tre tituj,fitoj edhe me Tiranën po kështu edhe Aliu që për mua është nga 5 brezat, ai që ka pas vlera të jashtëzakonshme si sportive dhe njerëzore, po ashtu edhe unë me kontribut pak më të vogël se kto tjerët….Po ti numërosh të gjitha trofet që kanë fituar këto që përmenda Haxhiu, Osmani, Aliu, unë dhe Ardiani janë shumë, janë rreth 24 vetëm kampionate të fituara nga një emër...’’ tha Sulejman Mema, për kontributin e familjes së tij në skuadrën e ‘Tironës’.