Bledina Dibra nxënësja e shkollës së medresesë është kthyer në personazhin e vizitës së Presidentit Turk Taip Erdogan në Shqipëri. Ajo është vajza e cila me interpretimin e saj në kalanë e Pezës,bëri që presidenti turk dhe bashkëshortja e tij Emine të shpërthenin në lot. 

16 vjecarja shprehet se emocionet që ka përjetuar gjatë atij interpretimi nuk do të përsëriten më në jetën e saj. 
Bledina Dibra thekson se duke patur parasysh profilin e politikanëve dhe liderve të shtetit për të ishte një reagim i paimagjinueshëm ai i presidentit turk. 

Ajo shprehet se interpretimi i pjesës në gjuhën turke u vendos nga organizatorët për hir të presidentit dhe delegacionit që e shoqëronte. 

Bledina Dibra recitoi e mbuluar me shami një poezi të poetit turk Arif Nihat Asya, poezi të cilën presidenti turk e kishte rezituar me rastin e 100 vjetorit të fitores së turqëve ne Galipoli në Luftën e Parë Botërore.

Redaksia online
(f,m/shqiptarja.com)