Policia shoqëroi disa persona pas konfrontimit fizik mes banorëve dhe Përmbaruesve.
Ndërkaq, me anë të një komunikimi me mediat Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit reagoi duke sqaruar se situata e banorëve është ndjekur nga ky institucion, dhe në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit, është angazhuar për të ofruar zgjidhje të ndryshme strehimi, në mënyrë që asnjë prej familjarëve të prekura nga privatizimi të mos mbetet e pastrehë.
Në këto kushte, vazhdon shpjegimi i Ministrisë, e vetmja mundësi që ky institucion mund të ofrojë për banorët e prekur nga privatizimi është gjetja e mundësive të ndryshme për të strehuar këta qytetarë, qoftë edhe përmes një kredie bankare me zero interes.
(Në foto: Permbarimi duke u konfliktuar me banorët) Foto të tjera
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)