Përmbledhje/ Bie niveli i ujit në jug të vendit, vijon shpërndarja e ndihmave


TIRANË, 7 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ulja e intensitetit të reshjeve të shiut gjatë dy ditëve të fundit ka bërë të mundur edhe fillimin e punës për rikthimin e jetës në normalitet në zonat në jug të vendit.
Gjatë ditës së shtunë në komunat Novosel dhe Levan janë shpërndarë ndihma të shumta, të cilat nuk kishin burim vetëm Shtabin e Emergjencave, por edhe shumë subjekte të tjera private, organizata jo qeveritare dhe qytetarë të thjeshtë të cilët kërkonin që përmes një gjesti të vogël ti jepnin dritë zjarrit të shpresës në sytë e banorëve të cilët fatkeqësisht u bënë preh e kapriços së motit.
Mësohet gjithashtu se Ushtria Shqiptare dhe ajo e Kosovës janë bashkuar, duke qenë një trup i vetëm përballë problematikës së shfaqur nga reshjet e shumta, ku dëmet më të mëdha vlerësohen në zonën juglindore të vendit, edhe pse përmbytje janë regjistruar edhe në Librazh, Pogradec (ku është shënuar dhe viktima e parë e këtyre përmbytjeve), Berat (Ura Vajgurore) dhe në Gjirokastër, duke mos harruar këtu Përmet..etj. Rreth 15 kamionë kenë ardhur nga Kosova për të dhënë ndihma ushqimore për banorët e përmbytur.

Në qarkun e Fierit, burime të Drejtorisë së Emergjencës Civile, njoftojnë se janë  rreth 18 banesa që kanë ende prezencë uji, ndërsa 3 banesa janë nën ujë. Po ashtu gjatë ditës së sotme ka pasë dhe një mbledhje të shtabit rajonal të emergjencës civile për të disktuar mbi udhën që ky shtab do të ndjekë në ditët në vijim, duke parë dhe përmirësimin e situatës. Në mbledhje është analizuar situata e krijuar në fshatrat e Fierit nga përmbytjet, në mënyrë që të merren masa sa me eficente. Sipas raportimeve në fshatin Darëzezë, një nga më të prekurit ehde pse ka nisur tërheqja e ujit, sërish situata është problematike pasi banesat janë të përmbytura dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Ndërsa në fshatrat e përmbytura në Vlorë, problem është furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti sëbashku me prefekten e Vlorës janë në krye të operacionit për shpërndarjen e ndihmave. Dëmi i llogaritur nga grupet e verifikimit në qarku në e Fierit shkon në 1 miliard e 260 mln lekë, bënë të ditur  Kreu i Komunës Frakull, Viktor Cervanaku.
Deputeti i PS Gramos Ruci ka shpërndarë sot ndihma për banorët e zonave të përmbytura të fshatrave Kashisht, Cerven, në komunën Frakull.  50 ton ndihma ushqimore janë dhënë nga kompania Albpetrol për zonën e Hoxharës dhe Darzezës.  Ndihma kanë ardhur edhe nga Kosova dhe Maqedonia. Janë 57 familje në fshatin Kashisht dhe 30 në fshatin Cerven të cilët janë furnizuar në ditën e sotme me pako ushqimore, ujë të pijshëm dhe ushqim koncentrat për bagëtitë.
Komunat Darëzezë dhe Sop të Fierit janë vizituar sot edhe nga Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka vlerësuar maksimalisht solidaritetin e fermerëve të Lushnjes për këto fshatra. Vasili tha se ndihma të konsiderueshme kanë ardhur për bagëtitët dhe ato janë ndihma më konkretet për emergjencën. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj ka shpërndarë ndihma në Urën Vajgurore, ku dhjetëra banesa janë përmbytur nga dalja e lumit Osum nga shtrati. Sipas ministrit Veliaj, uji nuk është tërhequr plotësisht, ndërsa qeveria ka programuar rikuperimin e dëmeve. /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë