Përmbyllet procedura, hapet rruga për zbatimin e projektit 'Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut'

Përmbyllet procedura, hapet rruga për zbatimin e projektit 'Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut'

Finalizohet procedura e cila i hap rrugë zbatimit të plot të projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”. Investimi, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes bankës KfW, WBIF dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit përfshin ndërtimin e linjës  së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë Thanës (Shqipëri-Maqedoni e Veriut), ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Fierit, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se ka firmosur kontratën me kompaninë kontraktore për pjesën e projektit i cili përfshin ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin e nënstacionit Fier, ndërkohë që më herët është nënshkruar edhe kontrata që parashikon ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Qafë-Thanës.

Ky projekt i rëndësishëm do të bëj të mundur përforcimin e lidhjeve interkonjektive me rrjetin rajonal të energjisë elektrike, duke krijuar një sistem më të sigurt dhe të besueshëm, por edhe kushtet e duhura për shkëmbimet tregtare dhe tranzitimet në rajon pa asnjë kufizim. 

Gjithashtu, ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin e rrjetit 400 kV në zonën e Shqipërisë së Jugut, si dhe i përgjigjet investimeve të cilat parashikohen të realizohen në të ardhmen për zhvillimin e energjisë së rinovueshme si dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë