Më shumë se 400 emigrantë afrikanë, shumica e tyre somalezë janë raportuar të humbur në ujërat e detit Mesdhe, ndërsa përpiqeshin për të arritur në brigjet italiane pasi ishin nisur nga Egjipti. Lajmi konfirmohet nga BBC Arabe, sipas së cilës emigrantët ndodheshin në 4 barka por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Pjesa më e madhe e emigrantëve janë me origjinë nga Somalia, por edhe nga Etiopia dhe Eritrea.
Korrespondenti i BBC në Kenia, thotë se ka kontaktuar me prindërit e tre të rinjve që ndodheshin mes emigrantëve të mbytyr. Ambasadori somales në Egjipt ka deklaruar se po kryhen verifiket për ngjarjen.
Skuadrat e shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë 30 persona. Ngjarja vjen pikërisht në 1 vjetorin e tragjedisë së 18 prillit, ku 800 persona humbën jetën në Kanalin e Siçilisë, 60 milje larg Libisë.
Vetëm një natë më parë, 6 viktima u gjetën në bordin e një gomoneje emigrantësh që ishte nisur drejt Italisë. Nga operacioni i kryer nga rojet kufitare në Kanalin e Siçilisë, 20 milje larg brigjeve të Libisë, u shpëtuan rreth 108 persona, mes tyre 5 gra.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com