Autobusi, ku po udhëtonin 15 nxënës ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur. Dhjetë nxënës kanë mbetur të plagosur plagosur. Nëntë ndodhen jashtë rrezikut dhe po marrin mjekim në Skrapar dhe Berat, ndërsa pese te tjeret dhe shoferi nuk kane pesuar asnje demtim
Romina Kapllani 18-vjeçe u transportua në Spitalin e Traumës rreth orës 10:00 dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, sipas përgjegjësit të Repartit të Traumës Gjovalin Bushi gjendja është e mirë. Pesë nxënës ndodhen në spitalin rajonal të Beratit dhe katër të tjerët ndodhen në spitalin e Skraparit pa rrezik për jetën. Mes të plagosurve është edhe një 8-vjeçar me fraktura në këmbë.
11:30 Ministria e Shëndetësisë: Po ndjekim situatën
"Një 16 vjeçare transportohet me helikopter në spitalin e Traumës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshatit Vërzhezhë. 9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës. Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali. Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit. Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve" deklaron MSH.
10:30 Mjeku Gjovalin Bushi: Nxënësja që ndodhet te Trauma në gjendje të mirë
Përgjegjësi i Repartit të Traumës Gjovalin Bushi deklaroi se nxënësja e plagosur nga aksidenti në Skrapar dhe që u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën për momentin, ndërsa ka një frakturë në këmbë dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
“Para një ore jemi njoftuar për një aksident në Skrapar. Helikopteri solli një të plagosur, gjendja e vajzës është e mirë, ka probleme në pjesën e këmbës. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrje në këmbë. Nga informacionet që kemi nuk presim që të vijë rast tjetër. Mund të vijë ndonjëri nga nxënësit me ambulancë. Vajza është me parametra të mira” deklaroi ai.
10:00 Mbërrin në Spitalin e Traumës një nxënës i plagosur, Romina Kapllani
Nxënësja e plagosur që u transportua në Spitalin e Traumës ne Tirane
09:45 Policia: Një nxënës rëndë, 9 jashtë rrezikut në Berat dhe Skrapar
Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.
Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Të plagosurit mbërrijnë në spitalin e Beratit
09:40 Një nga të plagosurit është nisur për në Tiranë
09:20 Nga të dhënat e para dyshohet se autobusi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përmbysur
09:15 Në autobus kanë qenë 10 nxënës të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme dhe shoferi
08:55 Aksident në Skrapar, përmbyset autobusi me nxënës, disa të plagosur
d.b/shqiptarja.com