Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë (FOTO)

Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë (FOTO)

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në Itali. Viktimat janë një burrë 56-vjeç dhe një grua 82-vjeçe, ndërsa humbën jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua gjatë natës në zonën e Barit. Shqiptarët jetonin në zonën e Emilia Romagna, ndërsa ende nuk dihen identitetet.

Sipas medieve italiane, shqiptarët po udhëtonin me një 'Renault Clio' në drejtim të Barit, teksa makina e tyre u përplas me një 'Ford Kuga', që drejtohej nga një polic, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Përplasja ishte fatale për shqiptarët, burri doli nga makina si pasojë e përmbysjes dhe daljes nga rruga të makinës, ndërsa gruaja mbeti e bllokuar. Aksidenti solli bllokimin e autostradës për disa minuta, ndërsa trupi i shqiptares u nxor nga makina nga zjarrfikësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

​Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?

​Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?