PSG është finalisti i parë i Kupës së Francës në futboll. Skuadra e Luis Enriques përmbysi 2-4 modestët e Dunkerque në gjysmëfinalen e zhvilluar në stadiumin neutral të Villeneuve d'Ascq.

Ishte Dunkerque që shënoi dy gola të shpejtë me Sasso dhe Al Saad në minutat 7 dhe 27-të, për të "zgjuar" djemtë nga kryeqyteti. Fillimisht Dembele në minutën e 45-të dhe më pas Marquinhos, Doue dhe sërish Dembele i dërguan shifrat në 2-4.

Sot luhet edhe Cannes - Reims, me fituesin që do gjejë PSG-në në finalen e madhe. Kujtojmë se PSG ka "në xhep" titullin kampion në Ligue I dhe ndodhet në finalen e Kupës.