Përmbyten rreth 1000 ha tokë në
Shkodër, fshati Obot më i prekur

Shkarkimet nga HEC-et në kaskadën e Drinit dhe rritja e nivelit të Bunës dhe lumit Drin kanë përmbytur rreth 1000 hektarë në Njësinë Administrative të Anës së Malit. Nga Buna dhe Drini rreziku është ende prezent nëse do të ketë shkarkime. Nuk ka emergjencë, por nëse do të rriten shkarkimet mund të ketë probleme.

Informacion i Korporates Elektroenergjitike Shqiptare
Në zbatim të Rregullores së Trajtimit të Plotave në bazën ujëmbledhëse të Lumit Drin dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të Trajtimit të Plotave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që prej datës 28 Shkurt po zbaton një rregjim racional operimi që konsiston në ngarkimin maksimal të mundshëm të agregatëve për prodhim energjie elektrike dhe kryerjen e shkarkimeve të kontrolluara nga HEC-et e në Kaskadës se Drinit.

Gjatë pesë ditëve të fundit, si rrjedhoje e reshjeve të shumta dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan shkrije të një pjese të madhe të dëborës së rënë nën 800 metër lartësi, veprimtaria operacionale e KESH mundësoi përballimin e plotave të mëdha të prurjeve që arritën deri në 2,000 m3/sek në Fierzë, 1,200 m3/sek në Koman dhe 550 m3/sek në Vau Dejës. Gjatë këtyre ditëve, Korporata jo vetëm që ka arritur programin më të madh të prodhimit ditor të realizuar ndonjëherë por ka rezervuar/mbajtur në rezervuaret e HEC-eve të kaskadës rreth 27 milion m3 ujë të cilat nëse nuk do ishin rezervuar, do ti bënin përmbytjet të pashmangshme.

Siç sanksionohet në Rregulloren e Trajtimit të Plotave, shkarkimet e kryera nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jo vetëm që janë gjithnjë më të vogla se prurjet natyrale në Kaskadë, por për periudhën 2-4 Mars 2018, në përputhje me funksionin e digave si mjet për minimizimin e efektit përmbytje në ultësirën e nënshkodrës, por mbi të gjitha në përmbushje të rregullores që garanton sigurinë e veprave, shkarkimet e realizuara nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nëpërmjet HEC-it fundor të kaskadës së lumit Drin kanë qenë -si asnjëherë tjetër- më pak se 50% të prurjeve natyrale në kaskadë.

Gjatë orëve të fundit është vënë re një reduktim i nivelit të prurjeve dhe rrjedhimisht KESH ka zvogëluar dhe sasinë e shkarkimeve të kontrolluara pa prodhim energjie.

ORA 07:00 date 06.03.2018

FIERZA: Kuota 293.87m | Q=750/sec | P=425MW |4AG ne pune | Shkarkime nga porta 200m3/s

KOMANI: Kuota 172.82m | Q=1100/400m3/sec | P=475MW | 4 AG ne pune |Shkarkim nga porta 600m3/s

V.DEJES: Kuota 74.94| Q=1223/200m3/sec | P=239 MW |5 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 800 m3/s

 e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati