Prej tre ditësh Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke sjellë përmbytje në qytet. Për pasojë ka pasur probleme në lëvizjen e këmbësorëve, automjeteve dhe nxënësve të shkollave, ndërsa uji ka vërshuar në rrugët kryesore dhe të brendshme të qytetit.
Shirat e dendur kanë shkaktuar probleme dhe në lagjet 4.5.6 ku prej disa muajsh po kryhen investime. Qytetarët thonë se një përmbytje e tillë në rrugët e qytetit nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Shkak është bërë mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve dhe cilësia e dobët e punimeve në rrugë.
"Shkak janë punimet jashtë kriterit. bëhen rrugë jashtë kritereve se Kukësi kurrë nuk është përmbyt. Shkak janë kanalizimet, nuk rrjedh uji dhe del në rrugë. Arsyeja është që tek nisja e projektit jashtë standardit europian. në një gjerësi 1 metër e gjysmë janë fut tre palë tuba një defekt me ndodh nuk mund të bësh më riparime", tha banorët.
Nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjana pranon se problematika është e mbartur prej vitesh dhe ka të bëjë me bllokimin e kolektorit dhe kanaleve kulluese.
"Gjithë problemi qëndron tek pika e obeliskut sepse janë ndërtuar disa pallate që kanë bllokuar kolektorin. Edhe kanalizimet kanë pasur probleme. Po mendojmë një zgjidhje për ta zgjidhur një herë e mirë këtë problem. Po studiohet nga inxhinierët e bashkisë që do të japin zgjidhje sepse po shohim si ta sistemojnë këtë pjesë", tha Granit Gjana Nënkryetar i Bashkisë Kukës.
Po ashtu përveç në qytetin e Kukësit probleme janë shfaqur edhe në segmente të veçanta rrugore nga rënia e gurëve, dherave e vërshimet e ujërave. Më problematikë situata është në aksin rrugor Kukës-Ura e Zapodit kjo pasojë e rënies së gurëve e dherave.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ Tentoi të shmang kontrollin në mjetin e tij, godet me grusht punonjësin e doganës, arrestohet 58- vjeçari
22 Janar, 10:00
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Lëvizte me automatik me vete në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës, në pranga edhe dy shokët
18 Janar, 13:32
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
17 Janar, 16:43
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Moti i keq/ Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 17:06
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Moti i keq në Kukës/ Borë e ngrica, izolohen zonat malore, mungon energjia! Pezullohet mësimi në 20 shkolla
13 Janar, 12:16
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
Duhet te merrni shembullin e Tiranes,kur pati nje incident te ngjashem me liq.artificial,vite perpara.Si veproi bashkia me shkaktaret,ju kujtohet?
Përgjigju