Reshjet me intensitet të lartë kanë nxjerrë nga shtrati lumin e Encas, duke përmbytur me qindra shtëpi. Autoritetet italiane kanë marrë të gjitha masat për të shmangur dëmet njerëzore, duke i zhvendosur në qendra strehimi nëpërmjet helikopterëve.
Rrjeti hekurudhor në Itali është pezulluar në disa zona, ndërkohë që situata mbetet ende problematike.
Situata mbetet ende kritike në Emilia Rexhios, Lentigione, lumi përmbyti qytetin dhe zonën industriale. Disa prej banorëve gjenden ende në shtëpi duke pritur helikopterët dhe automjetet amfibe për tu evakuar.
Një tjetër rrezik paraqet edhe lumi Magra, në Bocca di Magra në komunën e Ameglia, niveli i tij është rritur 3.5 metra.
[gallery]25103[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com