Përmbytjet, Basha: Rama braktisi
qytetarët, janë në mëshirë të fatit

Përmbytjet, Basha: Rama braktisi<br />qytetarët, janë në mëshirë të fatit<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët duke i lënë në mëshirë të fatit. Ai shprehet se në shumë fshatra të Fierit balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale, ndërsa i kërkon Ramës që të lërë propagandën dhe të dëmshpërblejë humbjet.

Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu. Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.

Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve. Po, ka dy gjëra spektakolare! Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!

Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë! Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte” shprehet Basha.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato