Përmbytjet- BE, grant 4 milionë euro për dëmet në bujqësi

/ATSH/- Ministria e Bujqësisë me mbështetjen e Bashkimit Evropian, do të mundësojë rimbursimin e fermerëve, që janë prekur nga humbjet në prodhimin e bujqësor apo blegtoral, të shkaktuara nga përmbytjet e muajit shkurt 2015.
Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, u shpreh për mediat, në një intervistë të publikuar sot në faqen zyrtare të MB-së, se " Javën që vjen do të nënshkruajë në Tiranë marrëveshjen me BE, për të rimbursuar humbjet e shkaktuara nga përmbytjet e kaluara".
BE do të vërë në dispozicion në trajtë grantesh 4 milion euro dhe ne kemi të identifikuar fermerët që janë dëmtuar dhe masën e dëmit, tha ministri, ndërsa shpjegoi se, rimbursimi do të bëhet me pagesa direkte.
"Ndërkohë, 2 milion euro, të ndara respektivisht nga 1 milion secila, do jenë për investime në infrastrukturë dhe krijimin e sistemeve alerte", tha ai. Nga përmbytjet e fundit u shpreh ministri, ka pasur dëmtime të kufizuara, kryesisht në zonën e Korçës, të cilat po i shikojmë për të evidentuar dëmet dhe gjetur mekanizmat e rikuperimit

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë