Pas përmbytjeve, në Shkodër probleme edhe nga dëbora/ Situata

Pas përmbytjeve, në Shkodër probleme edhe nga dëbora/ Situata

Ushtria në zonën e përmbytur në Shkodër

Pavarësisht tërheqjes së lehtë të ujit, situata nga përmbytjet në Bashkinë Shkodër vijon që të jetë shumë shqetësuese. Sipas informacioneve nga Bashkia, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4555 Ha, ndërsa qindra banesa janë të përmbytura. Përpos problemeve nga përmbytjet, Bashkia deklaron se kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores.

SITUATA NË SHKODËR/ SIPAS INFORMACIONEVE NGA BASHKIA

Njësia Administrative Dajç: 1655 ha
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Rrushkull jane te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.

Kane rene disa shtylla te energjisë elektrike ne rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Kane filluar te demtohen edhe disa segmente rrugore.

Janë mbi 250 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret ne menyre ​te vazhdueshme. Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem, pako ushqimore dhe baze ushqimore per gjene e gjalle.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice. Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem dhe me pako ​ushqimore.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1000 ha tokë e përmbytur .

Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Janë 50 shtëpi te rrethuara nga uji.

Nevojitet furnizimi me uje te pishem per banoret.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e ​gjalle dhe me uje te pishem per banoret.

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 400 Ha tokë :

Në fshatin Ças paraqiten shume probleme ne argjinature ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta te ushtrise.

Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Jane shfaqur edhe problematika ne komunikim ne mes banoreve per shkak te nderprerjeve te transmetimit ne disa kompani telefonike.

Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur ​kalimin.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur nderhyrjen ne argjinaturen e Çasit.

Bashkia Shkoder ka ​bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem dhe baze ushqimore per gjene e gjalle.

Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe uje te pishem per banoret.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 130 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe uje te pishem per banoret.

Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. ​Ne këtë moment janë 55 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka ​bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre. Bashkia ​Shkoder ka shperndare pako ushqimore per personat e akomoduar ne konvikt.

Nga ana tjeter kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 110t

2. Bar i thatë 50t

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër