Përmbytjet, mbërrijnë ndihmat e
para në Fier, batanije e ushqime/VD

Përmbytjet, mbërrijnë ndihmat e<br />para në Fier, batanije e ushqime/VD<br>
Shirat e vrullshëm dhe dalja e lumenjve nga shtrati shkaktoi dëme të shumta në fshatrat e Fierit, ku ndër më të prekurit nga përmbytjet ishin fshati i Ferras- it dhe Darëzeza.

Ditën e sotme në ambientet e Bashkisë Fier kanë mbërritur edhe ndihmat e para, të cilat vazhdojnë të shkarkohen. Këto ndihma konsistojnë në batanije dhe ushqime, të cilat janë të paketuara në 300 pako.

Sipas Drejtorit të Materialeve të Shtetit për jugun e Shqipërisë, Jorgo Mukaj, ndihmat kanë ardhur në bazë të kërkesës së Prefekturës dhe pushtetit vendor.

“Kemi ndarë në Vlorë dhe sot jemi në Fier. Ndihmat do të shkojnë në zonat e përmbytura dhe janë kërkesat e pushtetit vendor ato me të cilat ne bëjmë dhe furnizimet”, është shprehur Mukaj.ndihmat

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut