Përmbytjet,Meta:Jam me qytetarët
në këto momente të vështira

Përmbytjet,Meta:Jam me qytetarët<br />në këto momente të vështira<br>
Presidenti Meta, ka reaguar duke siguruar qytetarët se në këto momente të vështira nga përmbytjet e shirave është me qytetarët, në solidaritet të plotë.

Meta kërkon nga qytetarët të jenë bashkëpunues me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile. Gjithashtu Meta vlerëson punën e mediave për informimin në kohë reale të vështirësive të qytetarëve.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.

Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet.

[gallery]24983[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje