Shkarkimet nga hidrocentrali i Banjës ka shkaktuar përmbytje të mëdha në toka bujqësore, serat dhe ullishtet e fshatrave Linas dhe Selitë, në territorin e Bashkisë Cërrik.
Ndonëse uji tashmë është tërhequr, pasojat për fermerët mbeten të rënda.
Për herë të dytë brenda dy muajve, rreth 3 hektarë tokë bujqësore janë pushtuar nga uji për disa ditë me radhë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në sera, ku prodhimi është shkatërruar pothuajse plotësisht.
Fermeri Daniel Tafa tregon se ende nuk ka mundur të përllogarisë humbjet ekonomike, por sipas tij ato janë shumë të mëdha. Teksa i bën thirrje qeverisë për ndihmë, thekson se shumë fermerë te tjerë njësoj si ai gjenden në prag falimenti.
Fermeri, Daniel Tafa tha se “është hera e dytë që përmbytemi brenda dy muajve. Dëmet janë të jashtëzakonshme dhe nuk kemi asnjë mbështetje.”
Pas kthimit nga emigrimi disa vite më parë, Daniel Tafa shpresonte të ndërtonte të ardhmen e familjes së tij në vendlindje, por sot përballet me pasiguri. Nëse situata vazhdon kështu, thotë se do të detyrohet të largohet sërish nga Shqipëria.
“Nëse nuk ka ndihmë, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ikim”, shton ai.
Ndërkohë, drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Cërrik, Çerçiz Shabani, bën të ditur se është ngritur një grup pune për verifikimin dhe evidentimin e dëmeve, të cilat më pas do t’i raportohen Ministrisë së Bujqësisë. Sipas autoriteteve, përmbytjet kanë ardhur si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentrali. Kaskada e lumit Devoll, përfshirë hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, menaxhohet nga kompania “Devoll Hydropower Sh.A”, në pronësi të grupit norvegjez Statkraft.
K.B/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.8%
-
Jo
76.6%
-
Nuk kam mendim
8.6%
Vota total: 1541
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përrenjas/ Blegtori që ka 60 krerë lopë e viça tregon vështirësitë që has: Kostoja është rritur prej naftës, tregu s’është i sigurt
5 Prill, 13:58
-
Një nga Ne/ La veterinarinë për pemëtarinë, Shyqyri Hysa sjell feijoan dhe hurmën spanjolle në Gjergjan: Kam 34 vite, e dashuroj këtë punë
4 Prill, 14:29
-
Shisnin kanabis e kokainë, arrestohen në flagrancë 2 persona! Njëri me precedent penal në fushën e narkotikëve
4 Prill, 12:20
-
Jakin Marena: Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime
3 Prill, 19:54
-
PS nis fushatën për vendoret, në PD ‘stinë’ protestash! Berisha: Largojmë Ramën dhe demokratët që e mbështesin
3 Prill, 16:26
-
Parku 'Dua të luaj' në Elbasan drejt përfundimit, Rama: Hapësirë e re moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve
2 Prill, 13:29
-
Përjashtimi i Balliut dhe Allës, edhe demokratët e Elbasanit revoltë: Nuk lejojmë që PD të kthehet në bunker të Berishës
1 Prill, 18:39
-
Nga foltorja te përjashtimi, Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat në PD Elbasan
31 Mars, 19:40
-
Aksion pastrimi në zonat e mbrojtura në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër, ministri Jaupaj apel qytetarëve: Mos lini mbetje pas
30 Mars, 13:30
-
U përjashtua nga PD e Elbasanit/ Madhi mohon akuzat: Mbështeta vetëm demokratët! Edhe PSD rrëzon pretendimet: S'ishte vëzhguese e jona
30 Mars, 09:16
-
Tërmeti 3.8 ballë 'zgjon' Elbasanin dhe Lushnjen, lëkundjet u ndjenë disa sekonda
30 Mars, 07:55
-
E përjashtuan nga PD e Elbasanit, reagon Alesia Balliu: Vendimi është nul, Berisha ka frikë nga gara e ndershme
29 Mars, 21:27