Përmbytjet në Durrës, Kadiu: Jetojmë aty ku skllavëria është e sofistikuar

Përmbytjet në Durrës, Kadiu: Jetojmë aty ku skllavëria është e sofistikuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka shprehur keqardhjen për situatën që po kalon Durrësi, i goditur nga përmbytjet pas reshjeve të shiut, por edhe gjithë Shqipëria.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu shprehet se pamjet aktuale të Durrësit janë njësoj me ato që kemi parë në Fier, Vlorë, Shkodër, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë dhe në të gjithë vendin.

kadiu

kadiu

Pamje nga zona e përmbytur në Durrës )

Sipas deputetes demokrate, këto janë pamjet e një vendi ku skllavëria është e sofistikuar, ku demokracia është hajdutëria, ku pas çdo politike madhore për 27 vjet fshihet një mendje djallëzore.

“Ky është vendi ku nuk i mungon asgjë, mineralet, ujë, det, diell, toka pjellore, malore, kodrinore gjithçka ashtu siç mund t'jua dojë zemra, i gjen të gjitha në këtë vend.
Ky është vendi ky qytetarët nga veriu në jug, nga lindja në perëndim duhet të kishin një shtëpi, një arsim, një teatër, një argëtim, një bibliotekë, një punë, etj, etj, pra një jetë normale.
Ky është vendi ku njerëzit besojnë se do vijnë të tjerët e të na e rregullojnë. Ky është vendi ku askush nuk beson më tek askush
”, - shprehet Fatbardha Kadiu, teksa thekson se ky është vendi që meriton të vërë para drejtësisë këdo përgjegjës për këto rezultate që mos të ketë më guxim askush të tallet me ta.

Statusi i plotë i Fatbardha Kadiut 
Pavarësisht se këto momente i përkasin Durrësit më datë 19.03.2018 këto janë të njëjta me pamjet e Fierit 2017, Vlorë 2016, Shkodër 2015, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, pamja e të gjithë Shqipërisë.
Këto janë pamjet e një vendi ku skllavëria është e sofistikuar, ku demokracia është hajdutëria, ku pas çdo politike madhore për 27 vjet fshihet një mendje djallëzore.
Ky është vendi ku nuk i mungon asgjë, mineralet, ujë, det, diell, toka pjellore, malore, kodrinore gjithçka ashtu siç mund t'jua dojë zemra, i gjen të gjitha në këtë vend.
Ky është vendi ky qytetarët nga veriu në jug, nga lindja në perëndim duhet të kishin një shtëpi, një arsim, një teatër, një argëtim, një bibliotekë, një punë, etj, etj, pra një jetë normale.
Ky është vendi ku njerëzit besojnë se do vijnë të tjerët e të na e rregullojnë.
Ky është vendi ku askush nuk beson më tek askush.
Por ky është vendi që meriton të vërë para drejtësisë këdo përgjegjës për këto rezultate që mos të ketë më guxim askush të tallet me ta.

a.m/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve