Me dimrin në prag, banorët e fshatrave buzë Semanit në Fier jetojnë me frikën e përmbytjeve, pasi vitin e kaluar patën dëme të shumta nga vërshimi i lumit në tokat bujqësore. Aktualisht po bëhen riparime të pjesshme të argjinaturave por sipas tyre nuk japin siguri.
Përmbytjet e përsëritura në të njëjtat zona kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndersa disa prej tyre ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet.
Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit Fier po vijon rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara nga përmbytjet e fundit të vitit 2025 dhe janarit 2026. Ndërhyrjet kanë nisur në Goriçan, Suk dhe Belinë, përgjatë lumit Seman, ndërsa është kërkuar ndërhyrje emergjente në argjinaturën e Ndërnënasit, në Libofshë.
Argjinatura e Semanit mbetet sfida kryesore, pasi kërkon rehabilitim të plotë për t'i bërë ballë prurjeve të mëdha dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjës.
Pavarësisht ndërhyrjeve te pjesshme, argjinaturat në qarkun Fier kanë nevojë për investime madhore dhe rehabilitim të plotë, për të shmangur përsëritjen e përmbytjeve.







Komente
Komento