Përmbytjet në Itali/ E rrëmbyen ujërat, kush është 20-vjeçari Farinelli, nga shkolla e arteve te puna sociale! I vëllai mbijetoi, rrëfimi tronditës: Po shkonin të vizitonin nënën

Përmbytjet në Itali/ E rrëmbyen ujërat, kush është 20-vjeçari Farinelli, nga shkolla e arteve te puna sociale! I vëllai mbijetoi, rrëfimi tronditës: Po shkonin të vizitonin nënën

Simone Farinelli, në të djathtë dhe i vëllai, Andrea, që mbijetoi

Simone Farinelli, në të djathtë dhe i vëllai, Andrea, që mbijetoi

Emilia-Romagna- Emri i djalit 20-vjeçar që humbi jetën nga përmbytjet në Pianoro është Simone Farinelli. Ai lindi në provincën e Breshias, por jetoi në Ozzano Emilia, një qytet afër Bolonjës.

Makina me të cilën po udhëtonte me vëllain e tij 24-vjeçar, u përfshi papritur nga vërshimi i lumit mbrëmjen e së shtunës, 19 tetor. Vëllai i madh që drejtonte “Toyota Yaris”, arriti të ikë, por Simone mbeti i bllokuar.

Thirrjet për ndihmë dhe përpjekjet për të shpëtuar Simonen ishin të kota:

“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash”, shpjegoi vëllai, Andrea, në polici. "Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji", vijon ai.

Mjaftuan disa momente gjatë të cilave makina e vogël u tërhoq zvarrë nga furia e ujit dhe baltës së Rio Caurinziano (një degë e lumit Zeno), në fshatin Botteghino di Zocca, shkruan “La Repubblica”.

Farinelli ishte regjistruar në vitin e parë në Akademinë e Arteve të Bukura, në fakt sapo kishte kaluar procesin e përzgjedhjes së pranimit, pasi kishte mbaruar shkollën artistike “Arcangeli” në Bolonja.

Ai ishte i njohur në Ozzano dhe miqtë e tij flasin për një djalë që merrej edhe me punë sociale. Dy vëllezërit po shkonin për të vizituar nënën e tyre që jeton në Pianoro.

Por makina u tërhoq nga uji i rrëmbyeshëm pak pas orës 20:00 dhe u gjet mëngjesin e sotëm (të dielën 20 tetor), me trupin ende brenda, nga helikopteri i zjarrfikësve që po kërkonte zonën.


Lajmi kryesor:

Moti i keq ‘paralizon’ Italinë! Një 20-vjeçar humb jetën në Bolonja, 2100 persona të evakuuar! Në alarm pothuajse të gjitha rajonet (VIDEO)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Kush i prishi kioskat në Tiranë? Esencë-Report Tv

Kush i prishi kioskat në Tiranë? Esencë-Report Tv