Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Maqedoni, ai është shprehur se po ndjek me shqetësim e dhimbje zhvillimet tragjike në Maqedoni dhe se është gati të ndihmojë me gjithçka që mundet.

"Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike ne Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë", ka shkruar Rama.

Nga përmbytjet në Shkup kanë mbetur deri tani 22 viktima sipas Ministrisë së Brendshme, ndërsa bilanci mund të shkojmë mbi 30,pasi disa janë shpallur të humbur nga mbrëmja e djeshme.
 
Ndërsa numri i personave që janë zhvendosur është afro 1 mijë, ndërsa operacioni i kërkimit vazhdon.
 
Qeveria maqedonase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë, ndërsa nesër e ka shpallur ditë zie kombëtare në nderim të 22 viktimave që kanë humbur jetën.
 
Kryesisht lagjet e banuara nga shqiptarët në Shkup si Hasanbeg, Haraçinë dhe Çair janë përmbytur tërësisht.
 
Gjithashtu, një tjetër fakt që ka ndikuar në përmbytjen e këtyre lagjeve është edhe mungesa e investimeve nga qeveria maqedonase prej më shumë se 20 vitesh.

(Statusi i Kryeministrit Edi Rama)
facebook rama   

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com