Ka shkuar në 1000 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Fretoën, kryeqytet i Sierra Leone.

Pak ditë më parë, shirat e rrëmbyeshëm që filluan gjatë orëve të natës mes 13 dhe 14 gushtit, kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të një pjese dheu të kodrës Sugar Loaf, duke shkaktuar kështu një ortek balte i cili goditi një pjesë të madhe të shtëpive.

Unicef dhe organizata joqeveritare kanë dhënë ndihma për fëmijët dhe familjet e goditura nga fatkeqësitë natyrore.

Mes viktimave ka edhe një numër të madhe fëmijësh.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com