Lagjja ‘Karabash’, aty ku ndodhet dhe kanali i ujrave të larta është një ndër lagjet më të goditura nga përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e Vlorës. Uji vërshoi me furi duke dalë nga shtrati dhe marrë para çfarë gjeti
E ndërsa uji u tërhoq la pas baltë dhe llucë. Nëpër rrugicat e lagjes, pranë pirgjeve me baltë banorët kanë nxjerrë divanë, kolltuce apo dhe mobilje të cilat tashmë janë shkatërruar dhe janë totalisht të pariparueshme. Është mundi i një jete.
Është bërë katastrofë të keqen nëna. Kam hedhur poshtë dhe po hedh poshtë’ thotë një banore tepër e tronditur nga humbjet me të cilat përballen, thotë ajo.
Shtëpia e saj, e ndërtuar së fundmi ishte shtëpia e parë që u godit nga vërshimi u ujit. Nëna thotë se shkak ishte pikërisht mos pastrimi i kanalit. Ndonëse kishin bërë disa herë kërkesa ndër vite duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin ta pastronin, kërkesat e tyre kishin rënë në vesh të shurdhët. Nëna thotë se ka ndikuar dhe ura që është ndërtuar mbi kanal.
"Para dy ditësh këtu është bërë një katastrofë e paparë. E pallogaritur. Vetëm nga kanali. Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit. Kemi bërë kërkesa të mirëmbahet kanali. Kemi kohë që e kemi bërë. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujësjellësi, tek të gjithë kemi vajtur. Njëri thotë kështu, tjetri ashtu. Njëri do ta pastrojë. Por nuk u pastrua. S’kemi lënë institucion pa bërë kërkesë. Shtëpia më ka krisur. Brenda dhe jashtë.
Dëmet janë të mëdha dhe balta është prezente kudo brenda dhe jashtë shtëpisë së saj. E nëna teksa tregon për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili mezor i mban lotët.
"Goditja e parë ka qenë këtu. Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar"
Lajmi kryesor: