Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se do të merren masat e nevojshme për parandalimin e përmbytjeve.
 
Duke raportuar për projekt-buxhetin 2015, Panariti u shpreh se kërkuar fonde shtese 2 miliardë lekë për t’i investuar ne kanalet e kullimit për parandalimit te përmbytjeve.
 
Ai gjithashtu ka shprehur edhe shqetësimin e furnizimit me energji të hidroforëve, duke theksuar se ato duhen të kenë linja të dyta.
 
Ministri i Bujqësisë Panariti për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë.
 
“Po punojë në kushte të renduara me reshje të dendura. Dhe ky bllokim ndodhi edhe në Lezhë, pak ditë më parë ku pati përmbytje. Ku hidrovorët u fikën dhe krijuan atë situatë.”- është shprehur Panariti duke argumentuar se prandaj duhet furnizim i garantuar i hidrovoreve me energji.
 
Kjo është edhe arsyeja që sipas tij, OSHEE duhet të sigurojë furnizim me energji të garantuar për hidrovorët

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)