Përmbytjet, Rama-opozitës:
Hëngrët groshët, morët çizmet

Përmbytjet, Rama-opozitës:<br />Hëngrët groshët, morët çizmet<br /><br>
Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën nga foltorja e Kuvendit se kur ishte në pushtet lejoi ndërtimet pranë lumenjve, dhe këto banesa përmbyten pas reshjeve të shiut, ndërsa shtetit i kërkohet llogari për të kompensuar dëmet çdo vit. 

Kreu i qeverisë kujtoi se kur PS erdhi në pushtet nuk gjeti asgjë në rezervat e shtetit, madje, tha ai, as groshë, oriz e çizme nuk kishte në depot shtetërore. "Ju lejuat ndërtimet pranë lumenjve e tani vini e kërkoni llogari a thua se jetoni në hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake. Ju morët dhe çizmet, mirë groshët e pilafin, por çizmet ç'i deshët, rezervat e shtetit. Dhe tani thoni çne këto ndihma. Sot që flasim, e dini sa njerëz ka pa drita në zonën e përmbytur aktualisht në Itali. Gjëja e parë për sigurinë e jetës, është fikja e nënstacioneve aty ku ka rrezik për përmbytje.

Sa i përket ushtarakëve, emergjencave e gjithë strukturave të tjera, ato kanë qenë aty gjithmonë, por këtë herë ka pasur superorganizim, sepse jemi përgatitur me kohë për këtë moment dhe e kemi përballuar momentin me maksimumin e eficensës së të gjitha strukturave. Kjo ka të bëjë me organizimin, nuk ka të bëjë vetëm me devocionin".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij