Përmbytjet, Sllovenia i kërkon ndihmë BE-së dhe NATO-s! Kryeministri: Fatkeqësia më e madhe natyrore në tre dekada  

Përmbytjet, Sllovenia i kërkon ndihmë BE-së dhe NATO-s! Kryeministri: Fatkeqësia më e madhe natyrore në tre dekada  

Përmbytjet në Slloveni

Sllovenia i kërkoi Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake të NATO-s ndihmë teknike për të riparuar dëmet pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut të tre ditëve të fundit.

Të shtunën, kryeministri Robert Golob i kishte përshkruar përmbytjet si ”fatkeqësinë më të madhe natyrore të tre dekadave të fundit” dhe vlerësoi dëmin total në më shumë se 500 milionë euro (549 milionë dollarë).

Rrugët, hekurudhat, urat, sistemet e ujërave të zeza dhe ndërtesat janë dëmtuar.

Përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Sllovenia kërkoi 30 ekskavatorë të kapaciteteve të ndryshme dhe 30 automjete speciale për rregullimin e rrjedhave ujore si dhe dërgimin e ekipeve inxhinierike për të gjithë këtë pajisje.

Lista e dëshirave për BE-në dhe NATO-n përfshinte gjithashtu 20 ura të parafabrikuara deri në 40 metra secila.

Vendi i kërkoi NATO-s pesë helikopterë të rëndë ushtarakë me një kapacitet ngarkese prej të paktën pesë tonësh për transport, si dhe 200 ushtarë për të kryer detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adrian: 07/08/2023 12:32

    Te mushme e keni,sidomos nga Evropi,do ju mdihmoje fort.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndodh në Norvegji, lojtarët duhet të kalojnë rrugën nga dhomat e zhveshjes për në stadium! I ndihmon policia

VIDEO/ Ndodh në Norvegji, lojtarët duhet të kalojnë rrugën nga dhomat e zhveshjes për në stadium! I ndihmon policia