PËRMET-Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në Frashër ka asgjësuar disa parcela me kanabis. Sipas burimeve të Report Tv nga policia e Gjirokastrës janë asgjësuar mbi një mijë rrënjë bimë narkotike kanabis.
Ndërkohë që deri tani janë arrestuar dy persona. Report Tv mëson se njëri prej dy të arrestuarve është i huaj me precedent penal, ndërsa dyshohet se është nga Italia.
E ndërsa i arrestuari tjetër nga Përmeti është kultivuesi, burimet e para nga policia pohojnë se italiani do ta trafikonte lëndën narkotike përtej Adriatikut.
Policia arriti që të realizonte operacionin pas të dhënave në rrugë operative dhe ndjekjes prej 3 javësh, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka parcela të tjera me kanabis në këtë zonë dhe personat e tjerë që janë të përfshirë në kultivim kanabisi.