Përmet, kapen 768 kg kanabis në
një tunel, disa të shoqëruar/ VD

Përmet, kapen 768 kg kanabis në<br />një tunel, disa të shoqëruar/ VD
PËRMET-Policia ka gjetur dhe sekuestruar 768 kg kanabis në fshatin Piskovë gjatë një operacioni, ndërsa janë shoqëruar disa persona.
 
Lënda narkotike, sipas policisë ishte e ndarë në 102 pako dhe disa thasë, ndërsa ishte fshehur në një tunel në fshatin Piskovë.
 
Droga u zbulua në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa përpos personave të shoqëruar vazhdon aksioni për identifikimin dhe vendosjen para ligjit të personave të tjerë të përfshirë.

[gallery]22457[/gallery] 
Njoftimi i plotë i policisë
Operacion antidrogë i koduar "Piskova".
 
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet.
 
Sekuestrohen 768 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
 
Shoqërohen disa persona.
 
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjpherë është organizuar e vijon operacioni "Piskova".
 
Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
 
Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.
 
Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë gjarje.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijjnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përapra përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
 
Vijon operacioni.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar