PERMET-Katër persona janë arrestuar nga policia e Përmetit në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Fundjava”.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 88 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale Këlcyrë - Përmet, në vendin e quajtur "Kthesa e Frashërit", ku në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.
Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i:
Jurgen Bezati, 23 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.
Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.
Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.
Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë, Përmet.
Lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim".
[gallery]22475[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3061
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24