Përmeti është tronditur këtë pasdite nga një vrasje me armë gjahu, ku një i ri ka gjetur vdekjen, pas një konflikti të çastit mes tij dhe një 65-vjeçari.
Sipas të dhënave të policisë së këtij qyteti, bëhet e ditur se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Topojan të Këlcyrës ku ka mbetur i vrarë Elidjan Pashaj 28-vjeç, i cili është qëlluar me çifte nga Kujtim Bejollari 65-vjeç, banues në Durrës.
Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se shkak i konfliktit ka qenë debati për një kullotë, ndërsa autori dhe viktima janë edhe në një lidhje krushqie.
I riu ka humbur jetën sapo është qëlluar me armën e gjahut dhe se kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë njoftuar policinë.
Policia ka nisur hetimet dhe menjëherë është vënë në pranga autori i këtij krimi.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e shtetasit: Kujtim Bejollari, 65vjeç ,banues në Durrës: pasi ky shtetas pas një konflikti të çastit në fshatin Topojan,Këlcyrë , ka vrarë me armë gjahu shtetasin Elidjan Pashaj ,28 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Shërbimet e policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com