Përmet, legjenda e basketbollit
Gaz Çaçi shpallet “Qytetar Nderi” 

Përmet, legjenda e basketbollit<br />Gaz Çaçi shpallet “Qytetar Nderi” 
Legjenda e basketbollit Gaz Çaçi është shpallur sot “Qytetar nderi” i qytetit të Përmetit.
 
Në pallatin e sportit, aty ku ka shkruar historinë, Çaçi ka zhvilluar një ndeshje basketbolli ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
 
Nëpërmjet një ceremonie të veçantë, mes fotove të shumta dhe rikthimin në parket të disa prej lojtarëve më të mirë të asaj kohe, Gaz Çaçi është vlerësuar për kontributin që ai dha në historinë e basketbollit shqiptar.
 
Titulli i është dorëzuar nga vetë kryeministri Rama i cili është shprehur me superlativa për të.
 
“GAZ ÇAÇI, legjenda e parketit që bëri histori në Shqipëri me "Partizanin"dhe la gjurmë në kujtesën e tifozëve të basketbollit, kudo ku luajti brenda e jashtë vendit, sot Qytetar Nderi i Përmetit”, shkruan Rama në Facebook. 

Gjithashtu, loja e Çaçit, është vlerësuar dhe nga lojtarë por edhe nga kundërshtarët e tij të asaj kohe. 

edi rama ne permet
(Gaz Çaçi merr titullin "Qytetar nderi")

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)