Mes kanionit të Langaricës dhe rrjedhës së Vjosës, Banjat e Bënjës prej vitesh janë një nga pasuritë natyrore më të veçanta të jugut të vendit.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku vë në dukje fluksin e vizitorëve gjatë fundjavës.
Ndër të tjera kreu i qeverisë thekson se Banjat e Bënjës, ndodhen edhe në një fazë transformimi të plotë.
Punimet përfshijnë sistemimin e zonës së parkimit, ndërtimin e korsive të biçikletave, ballkone panoramike mbi kanion, hyrje të organizuar, banja publike dhe qendër shëndetësore.
Aktualisht ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazëve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave.
“Mirëmëngjes dhe me Banjat e Bënjës në Përmet, tashmë në një fazë transformimi të plotë, ku gjatë kësaj fundjave kishte një fluks të lartë vizitorësh dhe shumë qytetarë zgjodhën të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Banjat e Bënjës janë të njohura për efektet e tyre shëndetësore, veçanërisht për sëmundjet reumatizmale, muskulore, problemet e kockave dhe lëkurës.
Komente












Me pare e kam kritikuar nderhyrjen e Rames te banjat e Benjes sepse mendoja qe do t'u hiqte komplet pamjen natyrale te tyre,por videoja e sotme tregon qe te pakten deri tani nuk eshte nderhyrje shume e madhe,me shume duket si nderhyrje estetike,sistemuese deri tani.S.d.q nje verejtje e kam:aty te shkallarja qe futet ne uje,duhet te vendose nje banister patjeter per te evituar rreshqitjen e ndonje turisti.Pse e them kete? Sepse po t'i linte guret sic i ka bere natyra e ndonje turist te reshqiste e te perplaste koken,ose te thyente ndonje kembe,do te ishte thjesht nje aksident,ku pergjegjesia eshte e turistit,natyres dhe e askujt tjeter,por kur largqofte turisti rreshqet e demtohet ne nje shkallare bere nga dora e njeriut,por qe nuk ka nje banister ku te mbahet,mund te jete shkak per ndonje lawsuit per demshperblim.
Përgjigju