Sezoni i verës rrit ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut Shqipërisë e Italisë.
Prej kohësh terminali i pasagjerëve në portin më të madh të vendit ofron kushte bashkëkohore. Kjo gjë shprehet nga pasagjerë shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkaq burime zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës kanë bërë të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti udhëtarët vendas dhe të huaj janë regjistruar në shifrën 22 përqind më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2015.
Sipas të njëjtave burime 146 754 udhëtarë kanë lundruar me tragete nga Durrësi drejt porteve italiane, ndërsa në hyrje drejt vendit tonë, kjo shifër është regjistruar në 121 691 vetë, me rritje 28 përqind më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar.
(Porti i Durrësit)Ndërsa aktualisht ku jemi në pikun e sezonit turistik punohet me kapacitet të plotë si dhe janë hapur të gjitha sportelet e përpunimit të dokumenteve në mënyrë që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata. Udhëtarët që bëjnë këtë linjë shprehin impresionet e tyre.
Një grup i organizuar e turistë italianë kanë vendosur të vizitojnë për një jave qytete të ndryshme të vendit tonë. Drejtuesi i grupit shprehet se vendosëm që të prekim gjithçka që kemi dëgjuar për Shqipërinë nga mediat.
Grupi italian shoqërohet nga një ciceron i cili ka përpiluar agjendën e tyre, e cila përfshin qytetet me histori të lashtë dhe të larmishme në vendin tonë.
Tashmë terminali i pasagjerëve në portin e Durrësit ofron kushte bashkëkohore duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e udhëtarëve.
(Porti i Durrësit)Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41