TIRANË- Ministria e shëndetësisë bëri të ditur se 43 persona rezultuan të infektuar nga Covid 19, si pasojë e 833 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar.
Situata epidemiologjike e stabilizuar po reflektohet edhe në faktin se fatmirësisht prej ditësh nuk ka asnjë humbje jete.
Që nga nisja e pandemisë më shumë se 2 vjet më parë zyrtarisht janë raportuar 3492 viktima.
Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 497 pacientë aktivë.
Statistika (04 Prill 2022)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 62
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 833
Testime totale 1,781,178
Raste pozitive 273,913
Raste të shëruara 269,924
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 274
Vlorë 58
Fier 47
Gjirokastër 27
Elbasan 23
Durrës 15
Kukës 12
Berat 11
Shkodër 10
Korçë 10
Lezhë 8
Dibër 4