Përmirësohet shëndeti
i Klosit, mori mbidozë ilaçesh

Përmirësohet shëndeti <br />i Klosit, mori mbidozë ilaçesh
TIRANE- Përmirësohet gjendja shëndetësore e publicistit të njohur Ardian Klosi, por do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e mjekëve.

Publicisti i njohur Ardian Klosi përfundoi për të dytën herë brenda javës në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pas marrjes së ilaçeve tej masës së lejuar.

Prej pasdites së të premtes, Klosi ishte shtruar me urgjencë në QSUT-së "Nënë Tereza" në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe iu nënshtrua kujdesit mjekësor.

Burime nga spitali  thanë për "Shqiptarja.com" se z.Klosi është nën mbikëqyrjen mjekësore, në një dhomë të veçante dhe gjendja e tij është e mirë. Sipas mjekëve, shkak për gjendjen e rëndë ishte konsumimi i një sasi të madhe ilaçesh. Ndërkohë një mjek nga Spitali Ushtarak deklaroi për gazetën se Ardian Klosi ishte shtruar urgjentisht edhe në datën 30 dhjetor 2011, me të njëjtat simptoma, pas marrjes së një mbidoze ilaçesh. Ai ka dalë më dëshirën e vet një ditë më pas, por për t'u rikthyer në atë gjendje vetëm një javë më pas. Burime nga familja thanë se prej disa javësh z.Klosi ka patur një gjendje të rëndë shpirtërore, sidomos pas ndarjes nga jeta të të ëmës në fillim të nëntorit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’