Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë, shënohen 7 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë në 24 orë

Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë, shënohen 7 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm 24 orët e fundit, ku si rezultat i 1.515, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin 7 qytetarë. Ndërkohë vetëm një pacient nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 2.044 raste aktive, ku numrin më të lartë të pacientëve aktivë e mban Prishtina, përkatësisht me 347 prej tyre.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 199 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 155.194 që prej fillimit të pandemisë. Fatkeqësisht në total numri i viktimave ka shkuar në 2.962, ndërsa ai i infektimeve në 160.193.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që gjithsej janë vaksinuar 1.379.793, ku prej tyre 567.280 i kanë marrë të dyja dozat.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre