1658324025_1aad0bdda8fe490091cf19515b5aca51.jpg

Situata e krijuar nga zjarret në qarkun e Lezhës ka nisur të përmirësohet. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile në Prefekturën e këtij qarku, falë punës pa ndërprerje të zjarrfikësve, ushtrisë dhe autoriteteve të tjera, zjarri në malin e Balldrenit në Lezhë është izoluar plotësisht.

Pas disa ditësh luftë me flakët, edhe në Orosh të Mirditës është arritur të shuhet zjarri që kishte përfshirë masivin pyjor me pisha në këtë zonë.

Operacioni për shuarjen e zjarreve në Lezhë është drejtuar nga prefekti i qarkut Gjergj Prendi, ndërsa ende nuk ka një përllogaritje të plotë të dëmeve të shkaktuara nga flakët që në pjesën më të madhe të rasteve kanë qenë të qëllimshme.


Lajmi kryesor:

Pas ndërhyrjes nga ajri, shuhet zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë! Izolohen plotësisht flakët në Balldre dhe Orosh