Përmirësohet situata në Lezhë, vetëm 600 ha tokë bujqësore nën ujë, hidrovoret në gatishmëri të plotë por punojnë me kapacitet të reduktuar

Përmirësohet situata në Lezhë, vetëm 600 ha tokë bujqësore nën ujë, hidrovoret në gatishmëri të plotë por punojnë me kapacitet të reduktuar

Pamje nga përmbytjet e krijuara pas reshjeve të shiut

Është përmirësuar situata e krijuar nga moti i keq në Lezhë. Lumi Gjadër ka rënë në kuota normale dhe po ashtu edhe në lumin Drin kuotat janë në ulje të vazhdueshme.

Në të gjithë sipërfaqen e qarkut të Lezhës, janë të përmbytura 600 hektarë tokë bujqësore, konkretisht në zonën e ish kënetës së Torovicës. Në zonat e tjera të territorit, situata ka qenë e qetë, ndërsa nuk raportohen banesa nën ujë.

Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë por punojnë me kapacitet të reduktuar për shkak të uljes së nivelit të ujit me synimin për të ruajtur parametrat. Përjashtim bën vetëm hidrovori i Balldrenit i cili punon me kapacitetin e plotë me kuotë rreth -1.2 m.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)