Përmirësohet situata në Shkodër, nuk ka banesa nën ujë! 1020 hektarë tokë e përmbytur, rruga e Obotit e kalueshme

Përmirësohet situata në Shkodër, nuk ka banesa nën ujë! 1020 hektarë tokë e përmbytur, rruga e Obotit e kalueshme

Foto nga përmbytjet në Shkodër

SHKODËR- Situata nga përmbytjet është përmirësuar në qarkun e Shkodrës. Në përditësimin e sjellë nga Bashkia, njoftohet se asnjë banesë nuk është nën ujë, nga 110 banesa që kishin prezencë uji 3 ditë më parë për shkak të shkarkimit të Vaut të Dejës.

Aktualisht sipërfaqja e tokës së përmbytur është 1020 hektarë, ka një rënie me 330 hektarë. Në njësinë administrative Ana e Malit është 1000 ha sipërfaqja e tokës e përmbytur, ndërsa 20 ha në Njësinë Administrative Dajç.

Ujësjellësi 'Oblika 1' vijon të mbetet jashtë funksionit, ndërsa rruga e Obotit është e kalueshme.

Rruga e Obotit ishte një ndër më problematiket në Shkodër pas përmbytjeve, e cila ishte e pakalueshme. Aktualisht kalohet me pak vështirësi nga mjetet e vogla, pasi ka pak prezencë uji 15 cm. Ndërkohë për kalimin e banorëve është në dispozicion një mjet i ushtrisë me katër forca.

Po ashtu edhe rrufa Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji dhe tashmë është e kalueshme. Qarku i Shkodrës dhe ai i Lezhës kanë qenë dy qarqet më të prekura nga moti i keq.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 30/01/2023 09:04

    Rrime 1/3 e vitit nen uje edhe vazhdojne t'na therrasin maloke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)