Një 80-vjeçar është kallëzuar në prokurori pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me dy shtetase të mitura në rrugën ‘Dervish Hima’ në Tiranë.
Policia njofton se janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura.
Komento