Një polic i burgjeve në Elbasan është ndaluar nga autoritetet e qytetit, pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme kolegen e tij.
Ai ka ndjekur për 3 muaj rresht kolegen e tij, duke e ngacmuar me telefon, e mesazhe, ndjekur me makinë si dhe më pas e ka kërcënuar.
Pasi është vendosur në dijeni se policja e ka kallëzuar në polici ai e ka kërcënuar duke e detyruar disa herë të tërhiqej.
Pas kësaj, efektivi është ndaluar.
Komento