DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës për përndjekje. Prej disa muajsh, Kujtim Gashi përndiqte një vajzë, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
Ai ka rënë në pranga vetëm denoncimit të vajzës, e cila kallëzoi përndjekjen në komisariat. Në momentin e arrestimit, 29-vjeçarit i është gjetur 1 armë zjarri dhe 1 krehër me municion luftarak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”.
![]()
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kujtim Gashi, 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash. Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare, për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë. 29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast”, njofton policia.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit".
Komente








