Dy persona janë arrestuar në Vlore, për vepra të ndryshme penale.
Blutë e Vlorës njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një vajzë.
Kurse K. Rr., 37 vjeç, u arrestua pasi, në rrugën “Pilo Begaj”, Vlorë, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
'Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Rr., 37 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Pilo Begaj”, Vlorë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.'- njofton policia.