Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme dy persona për vepra të ndryshime penale.
Blutë e Tiranës njoftojnë se në pranga është vënë 39-vjeçari me iniciale Gj. Sh., pasi akuzohet për “Përndjekje”.
39-vjeçari në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare, e cila e ka denoncuar në polici, çka ka sjellë edhe arrestimin e tij.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe 35-vjeçari me iniciale E. B., pasi 3 ditë më parë në rrugën e "Dibrës", i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases M. P.
Nga hetimet e kryera nga policia, ka rezultuar se 35-vjeçari është edhe autor edhe i "Vjedhjes me dhunë" të varëses së floririt të shtetasit A. H.